E pranon Suso: Isha afër transferimit tek Inter

Anësori spanjoll Suso, ka pranuar se ka qenë afër transferimit tek Inter.

Sport

29/04/2020 16:35

Ylli i Milanit i huazuar te Sevilla, ka kaluar një periudhë të vështirë te ‘Rossonerët’, ku ishte edhe afër transferimit tek rivalët e Inter, përcjell lajmi.net.

“Kam folur me Fiorentinën verën e kaluar dhe ne patëm një takim, por thjesht dëgjova mirësjelljen. Asnjëherë nuk ka pasur asgjë konkrete me Romën”, ka deklaruar Suso.

“Sidoqoftë, unë isha afër transferimit tek Inter, pasi Luciano Spalletti më kishte folur dhe me të vërtetë më donte mua atje”.

“Ky ishte një ekip që luajti futboll shumë të mirë me një sistem interesant të përshtatshëm për karakteristikat e mia. Sidoqoftë, do të ishte e trishtuar të largohesha nga Milan për Interin”./Lajmi.net/