Përfundimi i sezonit të futbollit në Kosovë… i pashmangshëm?

Superliga e Kosovës mund të jetë liga e radhës që do të detyrohet të anulojë sezonin 2019/2020.

Sport

28/04/2020 22:22

Ministria e Shëndetësisë është duke përgatitur disa masa liruese të cilat do të fillojnë të zbatohen nga 4 maji.

Pjesa e aktiviteteve sportive bën pjesë në fazën e tretë, që mund të fillojë nga 1 qershori, por duhet cekur se kjo do të ndodh, nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve që ka bërë Ministria e Shëndetësisë.

Me rifillimin e sezonit e sportit në qershor, duket e pamundur përfundimi i sezonit në Superligën e Kosovës sipas kërkesave që ka bërë UEFA.

UEFA ka kërkuar që në fund të muajit korrik, të përfundojnë ligat, dhe muaji gusht të rezervohet për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Një periudhë kaq e shkurtër për përfundimin e sezonit, mund të çojë në anulimin e tij, siç tashmë e ka bërë Holanda, dhe shumë shpejt do ta zyrtarizojë edhe Franca.

Në Superligën e Kosovës, lider në renditjen tabelare është FC Ballkani, skuadër që po kërkonte titullin e parë në histori të klubit pas një sezoni tejet të mirë, por një gjë të tillë, mund t’i duhet ta provojë në sezonin e ri./Lajmi.net/