Butrint Imeri paralajmëron diçka të re
Pandemia nuk po i ndal artistët, të sjellin projekte të reja për fansat e tyre.

ShowBiz
Shumë prej këngëtarëve tanë kanë publikuar këngë të reja, disa prej tyre me klipe të realizuara në kushte shtëpie, shkruan lajmi.net.
Një projekt i ri duket se është rrugës edhe nga këngëtari Butrint Imeri, së paku kështu la të kuptohet me postimin e fundit.
Artisti publikoi një fotografi në Instagram, ndërsa në mbishkrimin që ia la shkruan “diçka ka t’re ?”.
Fansat e tij presin me padurim që ai të sjellë edhe një këngë të re, ani pse nuk ka saktësuar që së shpejti lanson atë projekt.
“Për një dashuri”, titullohet projekti i fundit i Butrint Imerit, në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun, këngë e cila numëron afro 10 milionë klikime në YouTube. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/B_QFc25FFmF/