Ardit Gjebrea me telegram ngushëllimi për vdekjen e Rikard Ljarjas

Arditi u shpreh i pikëlluar për vdekjen e aktorit të njohur shqiptar.

ShowBiz

21/04/2020 15:01

Mbrëmë u nda nga jeta aktori Rikard Ljarja në moshën 77-vjeçare, shkruan lajmi.net.

Vdekja e Ljarjas la boshllëk në artin shqiptar, ndërsa telegrame ngushëllimi kanë shkruar shumë prej fytyrave publike.

Mes tyre edhe Ardit Gjebrea, i cili e quajti Rikardin aktorin e dashur për të që nga fëmijëria e deri më tani.

“Aktorit aq të dashur të fëmijërisë e deri në fund, njeriut të thjeshtë dhe të mirë- Paqe për ty! Ngushëllime familjes dhe gjithë komunitetit të artistëve shqiptarë”, ka shkruar ai. 

Arditi po ashtu publikoi edhe një video nga një befasi që ia kishte bërë aktorit dhe shkruanTë duam shumë GJITHMONË RIKARD! ???
#RikardLjarja
“. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B_PUkjuHsud/