El Clasico për N’Golo Kante, por lojtari ka marrë një vendim
N’Golo Kante mbetet i interesuar të qëndrojë te Chelsea pavarësisht raporteve në mediet spanjolle që e lidhin atë me një transferim te Barcelona dhe Real Madrid.
Sport
Kante ka humbur 20 nga 42 ndeshjet e Chelseat këtë sezon për shkak të problmeve në bark, gju dhe kyçin e këmbës, dhe shqetësimet për fizikun e tij afatgjatë kanë parë që Mateo Kovacic dhe Jorginho të krijojnë një partneritet të mirë në mungesë të tij.
Ndërkohë, shfaqja e Billy Gilmour dhe rikthimi i Ruben Loftus-Cheek nga lëndimi shtojnë opsionet e Frank Lampard me Ross Barkley dhe Mason Mount gjithashtu në skuadër, transmeton lajmi.net.
Chelsea po monitoron gjithashtu mesfushorin 21-vjeçar të Lille, Boubakary Soumare, por ai aktualisht renditet më poshtë në listën e përparësive të klubit sesa një mbrojtës i majtë dhe një tjetër sulmues.
Kësisoj, mesfushori francez mbetet i gatshëm për të vazhduar karrierën në ‘Stamford Bridge’ – duke i rezistuar interesimit të skuadrave të mëdha si Reali apo Barca. /Lajmi.net/