Fabregas emëron bashkëlojtarët e tij më të mirë te ekipet ku ka luajtur
Është e drejtë të thuhet se Cesc Fabregas ka ndarë një dhomë të zhveshjes me lojtarët më të mirë në botë gjatë karrierës së tij - dhe ai tani ka treguar të preferuarat e tij.
Sport
Spanjolli fillimisht u fut në skenë si një mesfushor i ri te Arsenal 17 vjet më parë, pasi u bashkua me radhët e të rinjve të Gunners nga Barcelona, dhe i ndihmoi londinezët të fitojnë Kupën FA në vitin 2005.
Ai u kthye përfundimisht te gjigantët spanjollë në 2011, duke fituar një titull të La Ligës dhe gjithashtu Superkupën e UEFA-së dhe Botërorin e Klubeve, transmeton lajmi.net.
Fabregas u kthye në tokën angleze tre vjet më vonë, këtë herë me Chelsea, dhe ai luajti një rol vendimtar në dy sukseset e Bluve për titullin Premierligës përpara se të bashkohej me Monacon në janar të vitit të kaluar.
Dhe, në një përgjigje në Twitter të hënën, Fabregas u kërkua të emërojë lojtarin më të mirë nga secili klub ku ai luajti.
”Henry, Messi, Hazard dhe Falcao”, u përgjigj ai. /lajmi.net/