Fakte që nuk i kemi ditur për këngën “Jemi dhe s’jemi” të Vesa Lumës

Vesa Luma ka kujtuar një prej projekteve më të suksesshme të saj.

ShowBiz

18/04/2020 12:33

“Jemi dhe s’jemi” është një nga këngët e Vesa Lumës, të cilën e dimë pothuajse të gjithë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja në këtë kohë pandemie po qëndron në Zelandë të Re bashkë me burrin dhe djalin, ndërsa nuk i harron fansat e saj.

Me anë të një postimi, ajo ka treguar disa fakte që nuk i dinim lidhur me këngën “Jemi dhe s’jemi”.

Ajo tregon se është kënaqur pa fund gjatë realizimit të klipit dhe kënga ishte gati 8 muaj para se klipi të bëhej.

“Fakte të bukura për këtë këngë legjendare:
1.Jam knaq pafund si asnjehere tjeter gjate realizimit te klipit!
2.Kenga nga Flori ka qene gati 8 muaj para se te vendosnim per klipin?
3. Per te qene Ky ,kercimi autokton i kenges ,kemi punuar me Jeton Vorfin disa jave.
4. Kur cdo ide per veshje ra posht nga regjisoret @njomzaluci ne kohe rekord ( as 24 ore) ka realizu e ideju veshjet ne menyre perfekte -Njomza eshte gjeni.
5. @isstra eshte nje nga njerezit e pare e te rralle qe ma shtriu doren vullnetarisht dhe beri me zemer nje klip qe e ka permbledh gjithe knaqesine time gjate realizimit te saj.
Sellma Edona e te gjithe qe kane dhene kontribut me zemer .Ju dua
Po per ju? Si e kujtoni kete kenge?”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B_HkvzhJiM1/

YouTube player