Stafi i Ellen DeGeneres nuk u pagua, shpërthejnë akuzat

Stafi i "Ellen" nuk u pagua gjatë koronavirusit, andaj kanë nisur kritikat.

ShowBiz

18/04/2020 12:17

Anëtarët e stafit të Ellen DeGeneres janë të dëshpëruar dhe të indinjuar me trajtimin që iu bë nga producentët mes kandemisë koronavirus, shkruan Variety, transmeton lajmi.neet.

Ekipi kryesor i skenës për “The Ellen DeGeneres Show”, i përbërë nga më shumë se 30 punonjës, nuk mori asnjë komunikim me shkrim në lidhje me statusin e orarit të tyre të punës, pagën ose pyetje në lidhje me shëndetin e tyre mendor dhe fizik nga prodhuesit për më shumë se një muaj, thanë dy burime, që folën në kushte të anonimitetit.

Ekipi u zemërua edhe më shumë kur kuptuan se është marrë staf i ri për t’u angazhuar në emisionin që po transmetohet nga shtëpia e Ellen në Kaliforni.

Sipas burimeve, të gjithë anëtarëve të ekipit iu tha se do të ulet paga e tyre për 60% në kohën sa emisioni shfaqet në shtëpi.

Janë vetëm katër anëtarë të stafit që po punojnë në versionin e ri të transmetimit, tha ky burim. /Lajmi.net/