Fero: Këta ‘rap selaqki’ munden me krenari t’i lëshojnë këngët e tyre nëpër autobusa e komba
Fero sërish ka 'thumbuar' reperët shqiptarë.

ShowBiz
Reperi Fero gjatë ditës së djeshme ironizoi me reperët shqiptarë duke thënë se meritojnë vetëm një çmim “Rap Selaqki”, shkruan lajmi.net.
Pas ‘dissit’ që i bëri Noizyt, Fero tha se nuk dëshiron më të përmendet aty ku flitet për reperët që thotë se bëjnë ‘rap selaqki’.
Në një status tjetër, ai thotë se gjëja që e pëlqen më së shumti është kur dikush i madh në Amerikë të ketë rastin t’i dëgjojë këngët e tij.
“E dini, gjëja që e dua më së shumti në këtë rep është nëse dikush i madh në Amerikë ka rastin ta dëgjojë albumin tim. Kushdo që është ai person, ai do ta ndjejë që personi që po e dëgjon është më i mirë se ai. Dhe unë me krenari mund ta publikoj albumin e ri vetëm për dëgjuesit e vërtetë. Por, këta të tjerët ‘rap selaqki’ munden me krenari t’i lëshojnë këngët e tyre nëpër autobusa e komba”, shkruan Fero. /Lajmi.net/