Ditëlindja e Victorias zbuloi se a shkuan Beckhamët në Londër gjatë pandemisë
Victoria Beckham ka festuar ditëlindjen e 46-të bashkë me burrin David dhe fëmijët e tyre.

ShowBiz
Victoria Beckham festoi ditëlindjen bashkë me burrin dhe fëmijët e tyre teksa shijoi një tortë në shijshme në rezidencën e tyre në Cotsworlds, pasi DJ Fat Tony organizoi një ndejë virtuale në Instagram live, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Victoria Beckham shënoi ditëlindjen e 46-të me një festë modeste në rezidencën e saj në Cotswolds të premten, pasi vendi mbetet i mbyllur për shkak koronavirusit.
Stilistja në Instagram ndau disa imazhe nga mbrëmja me burrin David, 44 vjeç, dhe djemtë Romeo, 17 vjeç, dhe Cruz, 15 vjeç dhe vajzën Harper, tetë vjeç, pasi shijuan një tortë të shijshme.
Për ditëlindjen e saj Victoria gjithashtu organizoi një ndejë virtuale me DJ Fat Tony në Instagram Live.
Më pastaj, ajo publikoi një foto të ëmbël me David dhe Harper pranë tortës së mbuluar me qirinj.
Në mbishkrim Victoria falënderoi familjen e saj për një ditë kaq të mrekullueshme, dhe përsëri u shpreh e pikëlluar për mungesën e djalit të saj më të madh Brooklyn, i cili ndodhet në Nju Jork me të dashurën Nicola Peltz gjatë izolimit,
Ajo shkroi: ‘Unë pata ditën më të veçantë sot me @davidbeckham @romeobeckham @cruzbeckham #harperseven dhe më mungon kaq shumë @brooklynbeckham x puthje @dj_fattony faleminderit që e bëre ditën time kaq të veçantë xxx”, shtoi ajo.
Victoria po ashtu publikoi disa fotografi të shkrepura gjatë fëmijërisë.
David dhe Victoria kanë nxitur spekulime që janë rikthyer në shtëpinë e tyre në Londër në mes të bllokimit të koronavirusit.
Por, mesazhet e ditëlindjes së Victorias zbuluan se ata nuk janë larguar nga Costworlds. /Lajmi.net/