Këngëtarja shqiptare zgjohet nga tërmeti

Janë regjistruar lëkundje toke pas mesnatës në Shqipëri.

ShowBiz

18/04/2020 10:46

Pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit të vitit të kaluar, në Shqipëri kanë vazhduar paslëkundjet, shkruan lajmi.net.

Edhe në këto ditë kur Shqipëria po përballet me pandeminë, po regjistrohen lëkundje të lehta të tokës.

Mbrëmë u ndje një tërmet pas mesnatës, i cili duket se e zgjoi nga gjumi këngëtaren e njohur, Irma Libohova.

Artistja publikoi një fotografi, në të cilën tregon se ora kur u ndje tërmeti ishte 1:46 pas mesnatës. /Lajmi.net/