“Jam shumë e trishtuar”, Taylor Swift anulon të gjitha koncertet për vitin 2020

Taylor Swift njofton se është detyruar të anulojë të gjitha koncertet e saj për vitin 2020 mes pandemisë koronavirus.

ShowBiz

18/04/2020 09:16

Taylor Swift njoftoi se datat e ardhshme të saj për turneun e vitit 2020 do të anulohen të gjitha ndërsa pandemia e koronavirus është përhapur kudo, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Uebfaqja e pop-yllit 30-vjeçar  lëshoi një deklaratë zyrtare në lidhje me anulimet, ndërsa ajo postoi shënimin e saj në platformat e saj në rrjete sociale të premten.

Megjithëse datat e saj të turneut evropian duket se janë anuluar të gjitha, ajo la një shpresë për koncertet e planifikuara për fansat e saj në Shtetet e Bashkuara dhe Brazili.

“Jam shumë e trishtuar që nuk do të jem në gjendje të ju shoh në koncert këtë vit, por e di se ky është vendimi i duhur,” shkroi Taylor në rrjete sociale duke e shoqëruar deklaratën zyrtare të faqes së saj.

“Ju lutem, ju lutemi qëndroni të shëndetshëm dhe të sigurt. Unë do t’ju shoh në skenë sa më shpejt që të jetë e mundur, por tani çka është e rëndësishme është kryerja e kësaj karantine, për hir të të gjithë neve”, shtoi ajo.

Në deklaratën zyrtare, Taylor e quajti pandeminë “një sfidë të paparë për komunitetin tonë global” dhe përsëriti thirrjet e qeverisë për të mos mbajtur tubime të mëdha publike.

Duke anuluar zyrtarisht datat e koncereteve të saj, në vend se thjesht t’i shtynte ato, këngëtarja e hitit “Love What You Made Me Do” i lejoi fansat e saj t’i  kthenin paratë e tyre.

Fansat që kanë bler bileta për koncertet e saj në SHBA dhe Brazili mund të kërkojnë një rimbursim duke filluar nga 1 maj. /Lajmi.net/