Ajax i cakton çmimin portierit Onana – në kampin ‘Blu’ të Londrës ‘fërkojnë duart’
Chelsea ka mësuar çmimin e portierit të Ajax Amsterdam.
Sport
‘Blutë’ e Londrës nuk janë të bindur nga paraqitjet e Kepa Arrizabalaga dhe janë në kërkim të një portieri tjetër.
Është portieri i Ajax, Andre Onana, portieri që po tërheq vëmendjen e skuadrës së Chelsea, para merkatos së verës.
‘Telegraph’ bën të ditur se Ajax i ka caktuar një çmim prej 35 milionë funteve, kartonit të kamerunasit, transmeton lajmi.net.
24 vjeçari po vëzhgohet edhe nga skuadra si Barcelona e Paris Saint Germain.
Mbetet të shihet se çfarë hapa do të bëjë Chelsea, për të siguruar shërbimet e portierit. /Lajmi.net/