Adelina Ismaili ngushëllon për vdekjen e Violeta Rexhepagiqit, e quan idhull
Adelina Ismaili ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Violeta Rexhepagiqit.

ShowBiz
Mëngjesin e sotëm u dha lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të gazetares dhe këngëtares Violeta Rexhepagiqi, shkruan lajmi.net.
Telegrame ngushëllimi drejtuar familjes Rexhepagiqi kanë shkruar emra të njohur nga estrada, politika, e gazetaria.
Këngëtarja Adelina Ismaili, publikoi një fotografi të vjetër të Violetës së ndjerë dhe ngushëlloi për vdekjen e saj.
“Pusho në paqe idhull”, ka shkruar Adelina në atë postim.
Kujtojmë se Violeta Rexhepagiqi ishte motra e këngëtarit dhe kompozitorit të njohur Armend Rexhepagiqi. /Lajmi.net/