Gazetari dhe shkrimtari i njohur humb betejën me koronavirus

Shkrimtari kilian, Luis Sepulveda vdiq në moshën 70 vjeçare.

ShowBiz

16/04/2020 20:31

Shkrimtari më i shitur kilian Luis Sepúlveda ka vdekur nga COVID-19 në Spanjë në moshën 70 vjeçare, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Ai kaloi gjashtë javë në spital në Oviedo pasi iu shfaën simptomat pas një udhëtimi në një festival letrar në Portugali.

Sepúlveda u bë i njohur ndërkombëtarisht pas botimit të romanit të tij “The Old Man Who Read Love Stories” më 1988.

Një socialist, ai u burgos në Kili nën sundimin ushtarak të gjeneralit Augusto Pinochet përpara se të shkonte në internim.

Ai ishte një nga shumë shkrimtarët, aktivistët dhe intelektualët e së majtës të shënjestruar nga gjenerali i krahut të djathtë që rrëzoi Presidentin socialist Salvador Allende në 1973.

Sepúlveda u burgos më 1973 për tradhti dhe kaloi dy vjet e gjysmë burg, një periudhë për të cilën ai më vonë shkroi në “Madness of Pinochet” dhe artikuj të tjerë.

Ai u la i lirë si rezultat i presionit nga grupi i të drejtave “Amnesty International” dhe jetoi i fshehur në Kili për një vit para se të arrestohej përsëri dhe të dërgohej në internim.

Romani “The Old Man Who Read Love Stories”, u shndërrua në një film me të njëjtin emër duke interpretuar Richard Dreyfuss. /Lajmi.net/