“Kur ishte moda e barkut jashtë”, Albani ia publikon pa leje këtë foto gruas
Alban Skënderja ka postuar një tjetër fotografi nga arkiva.

ShowBiz
Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë çift shumë i dashur për publikun tash e sa vite, shkruan lajmi.net.
Dyshja këtë kohë pandemie po e kalojnë bashkë me fëmijët, duke lënë pas gjitha angazhimet që kishin në muzikë.
Albani këto ditë ka hapur arkivat e fotografive, ku vazhdimisht po sjell imazhe të papublikuara bashkë me Miriamin.
Së fundi, ai postoi një foto, në të cilën shihet krah Miriamit, ajo kishte veshur një bluzë të shkurtër, në të cilën kishte zbuluar barkun e sheshtë.
“2007 – kur ishte moda e barkut jashte ? (Post direkt nga bodrumi pa leje ?)”, ka shkruar kantautori sipër fotos.
Ndërsa, në mesin e shumë komenteve nuk mungoi as ai i Miriamit, e cila shkruan “Uaaaa prape ti ?, thash ku je futur ?”. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/B_DNkUjgebV/