“Tirana këndon”, artistët performojnë në kryeqytetin shqiptar për t’i argëtuar qytetarët në shtëpi

Artistët i janë përgjigjur një iniciative për të kënduar në mes të qytetit të Tiranës.

ShowBiz

16/04/2020 19:02

Në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, disa këngëtarë po këndojnë në kryeqytet për t’i argëtuar qytetarët që janë të izoluar në shtëpi, shkruan lajmi.net.

Sot, po performojnë Eneda Tarifa, Denisa Xhemnica dhe Lorenc Hasrama, ndërsa kjo iniciativë po pritet mirë.

Koncertin e solli ‘live’ edhe në Facebook, ndërsa thotë se muzika është ilaçi më i mirë kundër mërzisë në karantinë.

“Tir❤️na Këndon ?

Muzika është ilaçi më i mirë kundër mërzisë në karantinë.

Eneida Tarifa, Denisa Xhemnica dhe Lorenc Hasrama në një ‘koncert’ jo shumë të zakonshëm në një tjetër bllok pallatesh në Tiranë”, ka shkruar ai.

Koncerti i sotëm u mbajt tek Rruga e Kavajës, ndërsa pritet që të tilla organizime të ketë edhe ditëve tjera. /Lajmi.net/