Tayna thotë se po i mungojnë koncertet dhe fansat
Tayna është përmalluar të ngjitet në skenë.

ShowBiz
Tayna gjatë kësaj kohe panedmie po qëndron e mbyllur në shtëpi, ndërsa planet për koncerte momentalisht janë pezulluar, shkruan lajmi.net.
Meqë ka qenë vazhdimisht aktive me koncerte brenda dhe jashtë vendit, reperja thotë se e ka marrë malli për koncerte dhe fansa.
“Më mungojnë koncertet dhe fansat e mi”, ka shkruar ajo sipër një videoje të shkëputur nga një prej koncerteve.
Për ndryshe, “A jo” titullohet projekti i fundit muzikor nga Tayna, të cilin këtë herë e solli vetëm në versionin audio. /Lajmi.net/