Eksperti: Serie A mund të rifillojë brenda muajit

Specialisti kryesor për sëmundje infektive në Itali konfirmon se "Seria A mund të rifillojë brenda një muaji, pas dyerve të mbyllura dhe me masa rigoroze".

Sport

16/04/2020 07:59

FIGC ka shkrua protokollin për kthimin e lojtarëve në fushë me sigurinë më të madhe që është e mundur.

Ata po synojnë që stërvitjet të fillojnë nga 4 maji, me lojërat që do të zhvilloheshin nga 30-31 maj.

“Nëse gjërat qëndrojnë si sot, kampionati i Serie A nuk mund të rifillojë, por mund të bëhet që brenda muaji, megjithëse pas dyerve të mbyllura dhe me masa rigoroze”, ka deklaruar Giovanni Rezza, drejtor i Departamentit për Sëmundje Infektive në Istituto Superiore di Sanità.

“Çfarë do rihapje sjell me vete një farë rreziku. Ajo që duhet të bëjmë është që rreziku të jetë më i ulët që është i mundur, duke vendosur udhëzime”.

“FIGC është duke menduar për këto masa për të zvogëluar rrezikun në minimum për lojtarët, stafin dhe të gjithë komunitetin e futbollit”./Lajmi.net/