Mihrije Braha: Zoti na ruajt prej COVID-19 dhe budallëve

Mihrije Braha vazhdon të jetë aktive me statuse për situatën aktuale në vend.

ShowBiz

15/04/2020 10:47

Mihrije Braha javë më parë u komentua shumë për një status që e bëri lidhur me pandeminë, shkruan lajmi.net.

Në atë postim, ku solli imazh nga dritarja e banesës, këngëtarja shau politikanët, duke u shprehur shumë e revoltuar.

Së fundi, ajo sërish publikoi video nga dritarja, teksa në prapavijë dëgjohej muzika, ajo iu lut Zotit të na ruajë nga koronavirusi dhe budallenjtë.

“ZOTI NA RUJT EDHE PREJ KOVID19 EDHE PREJ BUDALLVE”, ka shkruar ajo, në postimin e fundit. /Lajmi.net/