Ava Max sjell një tjetër version të këngës “Salt”
Ava Max solli edhe videon me tekst të këngës "Salt".

ShowBiz
Një emër që dalëngadalë po ngjitet hapave të suksesit është edhe ai i artistes Ava Max, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja, së fundi ka publikuar edhe videon me tekst të këngës “Salt”, të cilën e solli edhe në disa versione tjera më parë.
Ajo gjatë kësaj kohe ka shijuar suksesin e këngës së fundit “Kings & Queens”, e cila po pritet mirë nga ana e fansave të saj.
Më poshtë mund ta dëgjoni “Salt”, kënga nga Ava Max e sjellë në një version tjetër. /Lajmi.net/
