Gashi së shpejti vjen me album të ri

Gashi ka paralajmëruar albumin e ri muzikor.

ShowBiz

14/04/2020 17:32

Gashi është shumë aktiv edhe në këtë periudhë pandemie, ai nuk është ndalur së realizuari këngë të reja, shkruan lajmi.net.

Derisa po shijon suksesin e projekteve që solli para pak kohësh, reperi bëri të ditur që së shpejti do të jetë në duart e fansave albumi i tij i ri.

Ai publikoi një video në Instagram, të realizuar në një nga koncertet e tij, ku shihej se atmosfera ishte në kulm.

“1984 album, së shpejti”, ka shkruar Gashi, ndërsa fansave u mbetet të presin e të shohin se çfarë ka përgatitur ai këtë herë. /Lajmi.net/