Japonia shënon 311 raste të reja me koronavirus
Japonia ka njoftuar për statistikat e 24 orëve të fundit me koronavirus.

Bota
Ministria e shëndetësisë e Japonisë tha se 311 infeksione të reja dhe shtatë vdekje të lidhura me koronavirus u regjistruan në vend të hënën, raporton CNN, transmeton lajmi.net.
Deri në fund të ditës së djeshme, Japonia ka raportuar 8.357 pacientë me koronavirus, përfshirë 712 nga anija e lundrimit Diamond Princess.
Të paktën 121 njerëz kanë vdekur, 12 prej tyre kishin qenë në anije. /Lajmi.net/