Kourtney Kardashian dëshiron një fëmijë të katërt

Kourtney Kardashian duket se dëshiron një fëmijë të katërt, pasi ajo iu tha fansave të bëjnë bekimin e tyre kur i thanë se duket që është shtatzënë.

ShowBiz

11/04/2020 12:03

Kourtney Kardashian duket se dëshiron një fëmijë të katërt, ajo tashmë ka Mason, Penelope dhe Reign me ish-partnerin Scott Disick, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Pasi fansat komentuan se ajo dukej shtatzënë në një imazh mahnitës të ndarë me ndjekësit në Instagram të premten, 39-vjeçarja tha se ajo shpreson për këtë.

Bukuroshja duket se është në lidhje me modelin Younes Bendjima.

“Megjithatë, vendosni bekimin tuaj,’ tha motra e Kim Kardashian, e cila ka tre fëmijë, ndërsa shtoi një ’emoji’ lutjeje.

Në imazh, Kourtney ishte veshur me fustan portokalli, ndërsa e kishte zbërthyer dhe i bëri fansat të dyshojnë se ishte shtatzënë.

Një ndjekës i shkruan, ‘Ju jeni shtatzënë’, e një tjerë tha ‘Jo, uroj që të ishte’.

Pastaj ylli, e cila ka 89.3 milionë ndjekës në Instagram, u tha ta bekojnë, duke lënë të kuptohet se dëshion të ketë fëmijën e katërt. /Lajmi.net/