Bella i bashkohet listës së të famshmëve që po ndihmojnë në luftën ndaj COVID-19

Edhe Bella Hadid ka treguar anën e saj humane në këtë periudhë pandemie.

ShowBiz

11/04/2020 10:04

Shumë prej fytyrave publike në këtë kohë pandemie janë mobilizuar për të ndihmuar komunitetet në nevojë, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ishte Bella Hadid ajo e cila bëri të ditur se ka ndihmuar në organizatën “Feeding America” dhe “Food Bank 4 NYC”.

Modelja u bashkua në këtë nismë, që ka për qëllim t’i ushqejë personat në nevojë, në këtë periudhë kur të gjithë po përballen me efektet e COVID-19.

“Jam krenar që po ju dhuroj dhe po mbështes @feedingamerica dhe @ foodbank4nyc për të siguruar që të gjithë të mund të ushqehen gjatë kësaj kohe të një pasigurie të tillë. Unë nuk kam ndaluar së menduari për nënat dhe baballarët e vetëm në shtëpi. Duhet të mbajnë ushqim në tryezë për familjet e tyre 24 orë në ditë pa e ditur se kur do të vijnë të ardhurat e tyre për të blerë më shumë”, shkruan ajo.

Bella bëri thirrje që kush ka mundësi të dhurojë donacion, ndërsa lutet të praktikohet distancimi shoqëror dhe të qëndroni në shtëpi. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B-0MusSgWv8/