Inter pas mesfushorit të Atletico Madrid

Thomas Partey do të jetë një nga emrat më të përfolur me t’u hapur afati kalimtar i transferimeve, nëse ai nuk firmos me Atletico Madrid vazhdimin e kontratës.

Sport

11/04/2020 09:23

Lojtari ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro, shumë kjo e volitshme për shumë klube.

Arsenal dhe Manchester United tashmë kanë bërë të ditur se duan transferimin  tij.

Por, së fundi, është Inter që ka hyrë në garë, që në Serie A mund të sfidohet edhe nga Roma.

Reprezentuesi i Ganës për Atletico Madrid ka regjistruar 118 paraqitje që nga viti 2015, duke shënuar edhe 11 gola./Lajmi.net/