Korab Shaqiri sjell në një tjetër version këngën “Hajredin Pasha”

Korab Shaqiri realizoi me piano versionin e këngës "Hajredin Pasha".

ShowBiz

11/04/2020 09:17

Këngëtari Korab Shaqiri është goxha aktiv me këngë të reja, të cilat pëlqehen nga fansat e tij, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ai ekzekutoi me piano këngën “Hajredin Pasha”, të cilën e publikoi edhe në kanalin YouTube.

“Shpresoj ta pëlqeni”, ka shkruar këngëtari në videon që e postoi edhe në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Për ndryshe, në muajin shkurt të këtij viti, Korab Shaqiri doktoroi në degën e kompozimit. /Lajmi.net/ 

YouTube player