Spinazzola ‘mallkon’ Interin për trajtimin që i kanë bërë

Anëtari i Romës ka disa komente negative për skuadrën e Inter.

Sport

10/04/2020 20:46

Leonardo Spinazzola ka thënë se nuk i kupton kërkesat ‘qesharake’ të Inter, pas ngjarjeve që ndodhën në merkaton e janarit.

Spinazzola ishte afër kalimit tek Inter, në një marrëveshje shkëmbimi me Politano, derisa Inter kërkoi që lojtari t’i nënshtrohej më shumë testeve.

27 vjeçari pati disa lëndime, por këto kërkesa i ka cilësuar si qesharake dhe jo-respektuese.

“T’i thuash një lojtari që ka luajtur 22 ndeshje dhe ka reprezentuar skuadrën kombëtare se ata janë ‘të gjymtë’, nuk qëndroj me këtë”, ka thënë Spinazzola, transmeton lajmi.net.

“Pas asaj jave, unë kalova një faqe mentalisht. Unë gjeta veten përsëri”, ka thënë mbrojtësi.

Inter pastaj kishte transferuar emra si Ashley Young dhe Victor Moses, për të përforcuar krahët e mbrojtjes. /Lajmi.net/