Rummenigge optimist: Mund ta kemi Sane për vetëm 30-50 milionë euro
Leroy Sane vazhdon të jetë në mesin e dëshirave të Bayern Munich.
Sport
Ylli i Manchester City, Leroy Sane, pritet të jetë në qendër të vëmendjes, me t’u hapur merkatoja e verës.
Bayern Munich synon transferimin e lojtarit, por këtë transferim synon ta sigurojë për një shumë të reduktuar parash.
Sipas Michael Rummenigge, vëllait të Karl, bavarezët mund ta kenë gjermanin për 30 deri në 50 milionë euro.
“Bayern do ta blinin atë për 100 deri në 120 milionë euro para dëmtimit në ligamente, por tani skuadra angleze mund të obligohet të reduktojë çmimin në ndoshta 30 apo 50 milionë”, ka thënë Michael, transmeton lajmi.net
Manchester City në anën tjetër nuk janë gati të heqin dorë nga lojtari dhe duan rinovimin me të.
Merkatoja e verës pritet të jetë vendimtare për fatin e lojtarit gjerman. /Lajmi.net/