Juventus ka gati planin për transferimin e Icardi – përfshihet edhe një mbrojtës

Juventus janë të vendosur që të transferojnë Icardi.

Sport

09/04/2020 21:15

Ylli argjentinas i futbollit, Mauro Icardi, me shumë gjasë do të rikthehet në Serie A.

Sipas ‘Tuttosport’, Juventus janë gati që të ofrojnë edhe Alex Sandro, në tentimin për të nënshkruar me Icardi, transmeton lajmi.net.

Icardi aktualisht luan si i huazuar te Paris Saint Germain, por kartoni i tij i takon skuadrës së Inter.

Inter thuhet se mund të kërkojnë deri në 60 milionë euro për kartonin e lojtarit, por Juve synojnë të reduktojnë atë kërkesë duke ofruar edhe Sandro.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë marrëveshje mes dy rivalëve të Italisë. Icardi është i vendosur të largohet nga Inter. /Lajmi.net/