Bellerin transferohet në Serie A?

Hector Bellerin është shfaqur një objektiv i skuadrës italiane, Inter.

Sport

09/04/2020 13:12

Inter me t’u hapur afati kalimtar i transferimeve mund të ndërhyjë për të sjellë një emër në krahun e majtë të mbrojtjes.

Sipas FCInterNews, ‘Zikaltërit’ janë të interesuar për mbrojtësin e Arsenal, Hector Bellerin, përcjell lajmi.net.

Mbrojtësi spanjoll raportohet se është në mesin e atyre lojtarëve të Arsenal që janë të përgatitur të dëgjojnë ofertat.

Bellerin te Arsenal është transferuar si lojtar i ri nga Barcelona në vitin 2011./Lajmi.net/