Yjeve të futbollit u bie ndjeshëm vlera në tregun e transferimeve
COVID-19 ka shkaktuar telashe të mëdha në futboll.
Sport
Pandemia e koronavirusit ka sjellë një krizë financiare në gjithë sferat në botë, përfshirë edhe futbollin.
Derisa klubet po punojnë që lojtarët të ulin pagat, këtyre të fundit tashme u ka rënë vlera.
Portali i njohur “Transfermarkt”, nga ku referohet e gjithë bota në lidhje me çmimet e lojtarëve ka publikuar listën më të shtrenjtëve të globit dhe uljen e çmimit të tyre në merkato. Askush nuk i ka shpëtuar krizës dhe yje si Lionel Messi, Kylian Mbappe e Neymar kushtojnë më pak, përcjell lajmi.net.
Vlera e Mbappe ka rënë për 10 për qind, ndërsa vlera e Neymar në 20 për qind.
20 për qind ka rënë edhe vlera e Lionel Messit./Lajmi.net/