Sindikata e Lojtarëve Italianë: Vendimi i Serie A për pagat është poshtërues
Sindikata e Lojtarëve Italianë i ka reaguar vendimit të Serie A.
Sport
Sot, Serie A ka marrë vendim që pagat e të gjithë lojtarëve të këtij kampionati të reduktohen deri në 1/3.
Pas këtij vendimi AIC ka reaguar duke thënë se vendimi është poshtërues dhe i papranueshëm.
“Është poshtëruese dhe vendim i papranueshëm”, ka thënë Calagno, transmeton lajmi.net.
“Është e qartë se ata duan që lojtarët të paguajnë për të gjitha dëmet nga kriza”, ka thën tutje zv.Presidenti i AIC.
Mbetet të shihet nëse Serie A do të ndryshojë diçka nga vendimi, pas këtij reagimi, ose do të vazhdohet sipas votave të numëruara sot. /Lajmi.net/