Teatri Kombëtar nis transmetimin e shfaqjeve ‘live’
Teatri Kombëtar nga sonte transmeton shfaqjet 'live'.
ShowBiz
Pandemia ka detyruar të pezullohen edhe shumë premiera, ndërsa Teatri Kombëtar sjell shfaqjet në shtëpi tek publiku, shkruan lajmi.net.
Nga sonte shfaqjet e teatrit do të transmetohen ‘live’ në faqen zyrtare të Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Me fillim prej orës 20:00 sote në formatin “livestram” në Facebook u shfaq komedia “I ligu për mend” nga Gjergj Fishta, me regji të Altin Bashës.
Në shfaqje luajnë: Luan Jaha, Ernest Malazogu, Adrian Morina, Armend Baloku, Ard Islami, Shkelzen Veseli, Ismet Azemi, Basri Lushtaku, Shengyl Ismaili dhe Gramoz Malaj. /Lajmi.net/