Studimi: Koronavirusi shpërndahet edhe nëpërmjet ajrit

Koronavirusi mund të transmetohet edhe nëpërmjet ajrit dhe të jetë ngjitës në të për orë të tëra, sipas një studimi të ri.

Lifestyle

31/03/2020 17:40

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar nivele të larta të virusit duke pluskuar nëpër ajër, në dhomat ku trajtoheshin pacientët e infektuar, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Për më tepër është thënë se gjurmët e koronavirusit ishin zbuluar edhe në korridoret e spitalëve.

Hulumtuesit nga Universiteti i Nebraskës, SHBA, të cilët qëndrojnë pas këtij studimi, kanë thënë se gjetjet nënvizojnë veshjen e rrobave mbrojtëse tek punonjësit shëndetësor.

Në anën tjetër, një gamë e gjerë studimesh kanë mbrojtur idenë se sëmundja ngjitëse shpënrdahet vetëm nëpërmjet spërklave, të shkaktuara nga kollitja apo teshtima.

Shkencëtarët në mbarë botën janë mbledhur në mënyrë që ta kuptojnë më detajisht natyrën e virusit, i cili deri më tani në mbarë botën infektuar më shumë se 800 mijë njerëz dhe ka vrarë afro 40 mijë prej tyre. /Lajmi.net/