Sane nuk e do me çdo kusht rikthimin në Gjermani – pret kontakte nga Barcelona
Leroy Sane nuk e ka si prioritet rikthimin në Gjermani.
Sport
Anësori gjerman lidhet me një rikthim të mundshëm në Bundesliga, me emrin e tij që lidhet me një kalim të mundshëm te Bayern Munich.
Interesimi i Bayern për Sane po vazhdon, por lojtari duket se nuk është i vendosur që gjithsesi të kthehet në Gjermani.
Sipas raportimeve nga Anglia, lojtari po konsideron edhe lëvizjen drejt klubeve të tjera, përcjell lajmi.net.
Barcelona do të ishte një skuadër që Sane do të kishte dëshirë të transferohej, nëse një ofertë nga ‘Camp Nou’ arrin.
Oferta nga Barcelona do ta bënte gjermanin që të linte anash Bayern Munich, dhe të mos kthehej në Bundesliga.
Deri më tani, nga Barcelona nuk ka pasur shenja se e duan lojtarin. Bayern mbetet skuadra favorite për ta transferuar lojtarin. /Lajmi.net/