ZYRTARE: Shtyhet finalja e Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe LK për vasha
UEFA ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm.
Sport
Në kohën kur të gjitha vendet po luftojnë me koronavirusin, edhe bota e futbollit po ka telashet e veta.
UEFA, pas vendimit për shtyrjen e Euro 2020, ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm.
Finalja e Ligës së Kampionëve, ajo e Ligës së Evropës dhe finalja e Ligës së Kampionëve për femra janë shtyrë, transmeton lajmi.net.
Fillimisht, finalet ishin shtyrë për muajin qershor (normalisht luhen në maj), por duket se kjo kohë nuk do të jetë e mjaftueshme.
“Si pasojë e krizës së koronavirusit, UEFA ka shtyrë edhe formalisht finalet e Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Ligës së Kampionëve (vashat). Nuk ka vendim për datën e ardhshme” thuhet në njoftimin e UEFA.
Tashmë duhet të pritet për publikimin e datave të reja nga UEFA, rreth finaleve për garat më prestigjioze në futbollin evropian me skuadra. /Lajmi.net/