Kura për koronavirusin, konkurrencë globale: Po realizohen më shumë se 20 testime klinike

Kërkimi për kurën ndaj koronavirusit është bërë tashmë konkurrencë globale.

Bota

22/03/2020 17:46

Testimet klinike kanë filluar në Britani, pjesën tjetër të Evropës, Kinë dhe SHBA, me shkencëtarët që punojnë me shpejtësi të madhe për të prodhuar vaksinën kundër COVID-19, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Më shumë se 20 testimesh të llojit klinik janë duke u kryer për gjetjen e një vaksinë, si dhe po kërkohen ilaçe potenciale për mposhtjen e virusit pandemik.

Zakonisht zhvillimi i vaksinave zgjat më shumë se pesë vjet dhe kërkon investime të konsiderueshme kapitale, por kompania amerikane Biotech Moderna, e cila është më larg në garë, tashmë ka filluar testimet tek njerëzit, duke anashkaluar fazën e testimit të kafshëve.

Një firmë tjetër amerikane, Inovio, do të fillojë të testojë vaksinën e ADN-së mbi 30 vullnetarë muajin tjetër.

Nëse gjithçka shkon siç duhet, firma do ta testojë atë në 3,000 njerëz në SHBA, Kinë dhe Korenë e Jugut.

Inovio shpreson të prodhojë një milion doza deri në fund të vitit 2020 për më shumë prova dhe përdorim urgjent.

Instituti Jenner i Universitetit të Oksfordit shpreson të vërë një vaksinë në dispozicion brenda muajve.

Aktualisht, koronavirusi ka prekur më shumë se 300 mijë njerëz në mbarë globin. /Lajmi.net/