Sensacionale: Coutinho rikthehet tek Inter?

Philippe Coutinho mund të rikthehet tek Inter, skuadër e cila e kishte sjellë brazilianin në Evropë.

Sport

21/03/2020 09:06

Mediet në Itali vazhdojnë të raportojnë për mundësinë që Coutinho të vesh sërish fanellën e Interit.

Barcelona po mendon të dërgojë Coutinhon në huazim te Inter, në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje për transferimin e Lautaro Martinez në ‘Camp Nou’, raporton Tuttosport, përcjell lajmi.net.

Katalanët shpresojnë që duke ofruar Coutinhon, Inter do të heqë dorë nga çmimi i lartë prej 150 milionë euro i vendosur në Lautaron.

Coutinho aktualisht është pjesë e Bayern Munich, ku po luan si i huazuar.

Gjatë kohës së tij tek Inter, Coutinho në 28 paraqitje ka shënuar tri gola./Lajmi.net/