Kina presion shkencëtarëve të fitojnë garën për vaksinën kundër koronavirusit

Gazetari Minnie Chan zbuloi sot se shkencëtarët të cilët kanë punuar në zhvillimin e ri që mund të dërgojë në zhvillimin e një vaksine parandaluese kundër koronavirusit i janë nënshtruar presionit ekstrem nga regjimi në Pekin, në mënyrë që të “fitojnë garën” për të gjetur vaksinën.

Bota

19/03/2020 22:07

Regjimi kinez në Pekin të Kinës është duke iu bërë presion shkencëtarëve që të zhvillojnë një vaksinë kundër koronavirusit, në mënyrë që të fitojnë garën përpara SHBA-ve e Britanisë së Madhe.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur gazetari Minnie Chan, transmeton lajmi.net.

COVID-19, për herë të parë u shfaq në Wuhan nëntorin e kaluar dhe u përhap më pas në mbarë Evropën, duke e detyruar Organizatën Botërore të Shëndetësisë më 11 mars me  duke u bërë pandemi që u shpall nga Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) më 11 mars, transmeton Telegrafi.

“Ata urdhëruan shkencëtarët kinezë të fitonin një garë botërore për të zhvilluar vaksinën e koronavirusit”, tha Chan.

Të martën, televizioni shtetëror CCTV njoftoi se Chen Wei dhe Akademia Ushtarake e Shkencave Mjekësore (AMMS) ishin autorizuar për të filluar testet pasi kryen një “zhvillim të suksesshëm” të vaksinës. /Lajmi.net/