Ngjarja emocionuese e Craig Ruston, 45 vjeçari që vdiq nga koronavirusi në Angli

Një baba i dy fëmijëve që po luftonte sëmundjen e neuroneve motorike është bërë personi më i ri në Mbretërinë e Bashkuar që vdiq me koronavirus.

Lifestyle

18/03/2020 08:45

Familja e Craig Ruston 45-vjeç, ka thënë se ata janë “vërtet të zemëruar” nga vdekja e tij. Craig hyri në spital me një infeksion në gjoks, por vdiq të hënën, pasi u diagnostikua me Covid-19, raporton “Metro”, transmeton lajmi.net.

Duke postuar në Facebook, familja e tij tha se Craig, i cili u diagnostikua me MND në qershor 2018, nuk ishte “gati për të shkuar”.

Familja e tij tha që Craig u sëmur të martën javën e kaluar dhe kaloi gjashtë ditë në izolim. Dëshira e Craig pas vdekjes ishte të jepte trurin e tij në Oxford Brain Bank. Ajo duhej të përdoret posaçërisht për hulumtimin e MND dhe Craig ishte aq i prirur ta bënte këtë.

Familja e tij tha që ai ende ishte duke bërë “gjithçka me fuqinë e tij” për të rritur vetëdijen dhe për të luftuar kundër MND.

Dje Departamenti i Shëndetësisë konfirmoi se 14 persona të tjerë kishin vdekur në 24 orë si numri i vdekjeve të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar arriti në 71. /Lajmi.net/