Dy anëtarë të OBSH-së preken nga koronavirusi

Një zyrtar nga Organizata Botërore e Shëndetit tha sot se dy anëtarë të stafit janë konfirmuar si të infektuar me koronavirus.

Bota

17/03/2020 22:00

Organi që udhëheq luftën globale kundër pandemisë së koronavirusit tha që të dy punonjësit filluan të shfaqnin simptoma në shtëpi dhe më pas u testuan, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Lajmet për diagnozën e tyre erdhën ndërsa zyra rajonale e OBSH-së për Evropën tha se është në nevojë për masa të guximshme në të gjitha vendet evropiane, duke e quajtur kontinentin ‘epiqendrën’ e pandemisë së re.

Këto raste të reja të OBSH-së janë të parat në organizatën me bazë në Gjenevë.

Javën e kaluar  ishte paraqitur një rast me koronavirus në zyrën e OKB në Gjenevë, si dhe një në Organizatën Botërore të Tregtisë. /Lajmi.net/