Kina fillon testimet klinike të vaksinës kundër koronavirusit
Kina ka nisur provat klinike për vaksinën e parë të koronavirusit, e cila zhvillohet nga eksperti më i mirë ushtarak i vendit për bio-luftë dhe ekipi i tij.
Bota
Chen Wei, studiuesi kryesor, njoftoi mbrëmë se Pekini ka dhënë leje për të filluar provat e vaksinës, transmeton lajmi.net.
“Vaksina është arma më e fortë shkencore për t’i dhënë fund koronavirusit”, tha eksperti i bio-luftës për transmetuesin shtetëror CCTV.
“Nëse Kina është vendi i parë që shpik vaksina të tilla, kjo tregon përparimin e shkencës sonë dhe imazhin e një vendi gjigant”, ka shtuar tutje ai.
Ekipi hulumtues është përgatitur gjithashtu për prodhimin në shkallë të gjerë të vaksinës, shtoi Chen.
The Recombinant Novel Coronavirus Vaccine (Vaksina Rikombinante e Koronavirusit të Ri) u zhvillua me sukses pas më shumë se një muaj studimesh.
Chen, njëherësh edhe specialist kryesor në vaksinat e inxhinierisë gjenetike në Kinë, zhvilloi një llak mjekësor gjatë shpërthimit të SARS në 2003.
Produkti parandaloi rreth 14,000 punëtorë mjekësor të kontraktojnë virusin, thuhet në një raport tjetër të medies shtetërore. /Lajmi.net/