Klubet e Serie A mund të humbin deri në 700 milionë euro
Si pasojë e pezullimit të kampionateve, klubet e Serie A mund të humbin deri në 700 milionë euro.
Sport
Përhapja e madhe dhe e shpejtë e koronavirusit ka bërë që të suspendohen thuajse të gjitha kampionatet e futbollit dhe sporteve të tjera.
Nëse ndalemi me theks të veçantë te Serie A, klubet e këtij kampionati mund të kenë humbje deri në 700 milionë euro, shkruan ‘La Repubblica’, transmeton lajm.net.
Kanë mbetur tashmë edhe 12-13 ndeshje për tu luajtur, varësisht nga skuadrat, dhe thuhet se kampionati mund të rifillojë më 2 maj.
Gjithsesi, vendimi nuk mund të bëhet pa aprovimin e UEFA. Kjo e fundit zhvillon takim të martën, për të vendosur për fatin e Euro 2020.
Gjithsesi, humbjet e klubece të Serie A do të vijnë nga të drejtat televizive, biletat dhe gjëra të tjera. /Lajmi.net/