Barca, United, City e Juventus pas talentit të Turqisë
Talenti premtues i Fenerbahce ka tërhequr vëmendje të madhe nga gjigantët e futbollit evropian.
Sport
Omer Faruk Beyaz, 16 vjeçar, po monitorohet nga një numër i madh i skuadrave evropiane, edhe pse ai akoma nuk ka debutuar me Fenerbahcen.
Barcelona, Juventus, Manchester United e Manchester City janë pas lojtarit, bën të ditur ‘Mirror’, transmeton lajmi.net.
Dy skuadrat nga Mançesteri thuhet të jenë më aktive me skautët e tyre në Turqi dhe shihen më afër lojtarit.
Kontrata e mesfushorit sulmues skadon në qershor të vitit 2021.
Mbetet të shihet kush do të fitojë garën për shërbimet e Omer Faruk Beyaz. /Lajmi.net/