Këshilla e gruas që gati sa nuk e humbi fëmijën: Mos i lejoni të tjerët t’i puthin fëmijët tuaj

Një nënë lajmëron grat tjera që të mos i lënë të tjerët t’i puthin bebet e tyre sepse, fëmija i saj gati vdiq.

Lifestyle

13/03/2020 15:02

Një bebe gjashtë muajsh i quajtur Linkoln, mund të kishte vdekur nga një infeksion që u shkaktua nga puthjet e të tjerëve, raporton “Mirror”, transmeton lajmi.net.

Nëna e trishtuar e bebes gjashtë muajsh, po paralajmëron njerëzit që të mos puthin fëmijët e tyre pasi që djali i saj u dërgua në spital nga herpesi i shkaktuar në lëkurë afër veshit.

Njëra anë e fytyrës së bebes ishte e mbuluar me disa pika të kuqe të cilat shkaktonin dhimbje të mëdha tek fëmija.

Lincoln, që vuante nga një sëmundje e lëkurës, tërë kohën çante nga dhimbja e madhe, kështu që çifti e dërgoi atë në spitalin më të afërt që ata kishin.

Mjekët i treguan nënës së fëmijës, që ai gati po përjetonte një infeksion fatal nga puthjet e të tjerëve.

32-vjeçarja tha: “Ne nuk e dimë se kush, por dikush puthi djalin tim dhe ai mori virusin e herpesit”.

Kur ai arriti në spital, Lincoln u dërgua menjëherë tek departamenti i emergjencës, duke i dhënë antibiotikë.

Ai kaloi shtatë ditët e ardhshme në shtëpi duke vizituar mjekun e tij çdo dy ditë. Ai u diagnoztifikua me virusin Herpes Simplex nga një dermatolog.

Virusi i herpesit është shumë i rrezikshëm për bebet nën gjashtë muaj sepse sistemi i tyre imunitar është akoma duke u zhvilluar, një e treta e bebeve që marrin këtë virus nuk mbijetojnë. /Lajmi.net/