Dezinfektohet Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Komuna e Prishtinës njoftoi se sot është dezinfektuar Stacioni i Autobusëve.

Lajme

12/03/2020 12:46

Ky veprim është konform vendimit të kryetarit Shpend Ahmeti për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Stacioni i Autobusëve është vend i frekuentuar nga shumë udhëtarë gjatë gjithë kohës. Kujdesi i shtuar në këtë situatë na ndihmon të mbrojmë veten dhe të tjerët”, thuhet në komunikatën e Komunës së Prishtinës.