Zidane pëson ‘tronditje’ para ndeshjes me Man City, luan pa dy yjet e formacionit të parë

Portieri belg, Thibaut Courtois, dhe mbrojtësi i majtë, Marcelo Vieira, do të mungojnë për ndeshjen e ligës kundër Eibar dhe për atë të kthimit të fazës 1/8 kundër Manchester Cityt në 'Eithad' për shkak të dëmtimeve të muskujve.

Sport

10/03/2020 12:40

Sipas stafit mjekësor të Real Madrid, pas testeve të bëra në Thibaut Courtois nga Shërbimet Mjekësore – ai është diagnostikuar me një lezion muskulor në këmbën e majtë.

Nga ana tjetër, pas testeve të kryera sot në Marcelon nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, ka dalë me diagnozë të njëjtë sikurse i lartpërmenduri.

Me këto dy mungesa, Areola do ta mbrojë portën e Real Madrid, kurse Ferland Mendy do të kthehet në pozitën e titullarit pasi në ndeshjet e fundit ishte si zëvendësim.

Ndryshe, takimi i parë me Man City përfundoi 1:2 në të mirë të anglezëve në ‘Santiago Bernabeu’. /Lajmi.net/