A janë më pak të rrezikuar gratë dhe fëmijët nga koronavirusi?
Kush shihet të jetë më pak i rrezikuar nga koronavirusi dhe kush ka gjasa më shumë të vdes prej tij?
Lifestyle
Femrat dhe fëmijët kanë më shumë gjasa që të jenë më të mbrojtur nga infektimi prej koronavirsuit por burrat kanë më shumë gjasa që të vdesin nga infeksionet prej tij, raporton “BBC”, transmeton lajmi.net.
Të gjitha informacionet që kemi vijnë nga studimet masive të shkencëtarëve nga Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve në Kinë.
A janë femrat dhe fëmijët më pakë të rrezikuar nga koronavirusi?
Janë dy mënyra që shpjegojnë këtë arsye. Ky grup mund të jetë më rezistent ndaj këtij virusi sepse trupi i tyre ka më shumë mundësi ti përballoj viruset.

Çka po e shpëton jetën e grave?
Ndoshta mund të jeni të surprizuar që ka një dallim mes vdekjes së meshkujve dhe femrave nga koronavirusi.
Përgjigja është që meshkujt kur bëhet fjalë për viruse, i përballojnë me më shumë vështirësi për dallim nga femrat të cilat nuk e kanë problem dhe trupi i tyre e përballon më lehtë.
A ka rreziqe gjatë shtatzënisë?
Përgjigja është jo, por a e mendojnë shkencëtarët të njëjtën gjë?
Shtatzënia sjell ndryshime të mëdha në trup dhe gjithashtu e bënë trupit të prekshëm nga infeksionet. Ka më shumë gjasa që gratë shtatzëne të preken nga koronavirusi se sa ato që nuk janë shtatzëne. /Lajmi.net/