Inter dhe Milan në akord për stadiumin e ri – takimi javën tjetër
Inter dhe Milan kanë bashkuar forcat dhe janë gati për ndërtimin e stadiumit të ri.
Sport
Presidenti i Milan, Paolo Scaroni dhe presidenti i Inter, Steven Zhang, janë të vendosur për ndërtimin e ‘stadiumit më të bukur në botë’.
Scaroni ka bërë të ditur se javën tjetër do të mbahet takimi me drejtuesit e komunës së Milan, ku do të diskutohen detaje për stadiumin.
“Javën tjetër ne do të mbajmë një takim në komunë, shpresoj vendim për temën e stadiumit” ka thënë Scaroni, transmeton lajmi.net.
“Nëse ka një qytet që mund ta bëjë, është Milano”, ka shtuar shefi i ‘Rosoneri’.
Diskutimet për ndërtimin e stadiumit të ri në qytetin e Milano kanë nisur moti, por vendimi nuk është marrë akoma.
Por, e rëndësishme është ajo që dy skuadrat janë në akord, dhe zëvendësimi i mitikut ‘San Siro’ nuk është larg. /Lajmi.net/